Kid Zone shpk është një kompani retail e njohur në Shqipëri, aktive që nga viti 2011 si pjesë e BALFIN Group. Ajo ofron mbi 30,000 produkte dhe është kthyer në një markë të konsoliduar që u përgjigjet nevojave të të gjitha grupmoshave. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, JUMBO dallohet për cilësi evropiane, larmi produktesh dhe çmime konkurruese.
Balkan Finance Investment Group (BALFIN) renditet ndër grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. Grupi ushtron aktivitet në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me rreth 5,000 të punësuar. Veprimtaria e tij përfshin pasuritë e paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, bankën, menaxhimin e aseteve, median, arsimin dhe logjistikën. BALFIN Group vijon zgjerimin e qëndrueshëm duke dhënë ndikim pozitiv në komunitet përmes zhvillimit ekonomik, punësimit, inovacionit dhe investimeve sociale.
Departmenti: Kasave
Vendodhja: TEG
Përmbledhja e Pozicionit: Roli ka përgjegjësi për organizimin dhe mbikëqyrjen e kasiereve, si edhe të proceseve të punës në arkat e dyqanit, në përputhje të plotë me nevojat dhe pritshmëritë e klientëve, si dhe me standardet dhe vlerat e kompanisë.
Edukimi: Kërkohet arsim i mesëm ose i lartë.
Eksperiencat e punës: Nevojitet të paktën 1 vit përvojë e mëparshme pune.
Kualifikime të tjera: