Kid Zone shpk, një kompani e njohur në shitje me pakicë që operon në Shqipëri që nga viti 2011 si pjesë e Grupit BALFIN, ofron një gamë të gjerë me më shumë se 30,000 produkte, duke e bërë atë një markë të njohur që përmbush nevojat e të gjitha grupeve demografikë. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, JUMBO është e njohur për produkte me cilësi evropiane, gamë të gjerë artikujsh dhe çmime konkurruese.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, BALFIN Group është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, duke punësuar rreth 5,000 persona. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, bankë, menaxhim asetesh, media, arsim dhe logjistikë. Grupi BALFIN po rritet me qëndrueshmëri dhe ka një ndikim pozitiv në komunitetet përmes zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe investimeve sociale.
Pozicioni i punës: Asistent Supervizor Magazine
Departamenti: Operacional
Vendndodhja: Tiranë
PËRMLEDHJE E POZICIONIT:
Një Asistent Supervizor Magazine është përgjegjës për organizimin e punës në magazinën e dyqanit, stokun fizik, mirëmbajtjen dhe operimin e magazinës si funksion operacional. Përgjegjësitë përfshijnë motivimin dhe trajnimin e stafit të magazinës, sigurimin e produkteve dhe marrjen e masave organizative që proceset e pranimit të furnizimeve, dërgesa dhe marrja e transfertave, si dhe qarkullimi i stokut të kryhen sipas standardeve të kompanisë. Vepron si team leader për stafin e magazinës duke udhëhequr me shembull.
Detyrat:
Kualifikimet:
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
Ky përshkrim i pozicionit nuk është gjithëpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë detyra të tjera në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës.