• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
KEDS

Zyrtar/e për Kontrata

KEDS
Apliko
Ligj & JuridikPrishtinë3 javë më parëFull Time

Departamenti: Departamenti i Prokurimit
Data e shpalljes: 03-04-2026

Përshkrim i shkurtër:
Pozita ka përgjegjësi për përgatitjen, përpilimin dhe menaxhimin e kontratave dhe dokumentacionit të prokurimit, përfshirë amendamentet, marrëveshjet e bashkëpunimit dhe dokumentet për ndërprerjen e kontratave. Bashkëpunon ngushtë me Zyrën Ligjore, ndjek sigurimin e ekzekutimit të kontratave dhe merr pjesë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Gjithashtu përgatit raporte, skenon dhe arkivon kontratat në formë fizike dhe elektronike.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatit draft-kontrata për tender sipas kërkesave dhe specifikimit teknik.
  • Përgatit kontratat përfundimtare sipas ofertës së fituesit.
  • Përgatit amendamentet për kontrata.
  • Përgatit marrëveshjet si memorandumet apo marrëveshjet e bashkëpunimit për kompaninë.
  • Bashkëpunon ngushtë me Zyrën ligjore për përgatitjen e kontratave.
  • Përcjell Sigurimin e ekzekutimit të kontratave dhe afatet e Sigurimit për kontratat e përgatitura.
  • Përgatit dokumentacione për ndërprerjen e kontratës.
  • Merr pjesë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për çdo kontratë.
  • Përgatit Njoftimin mbi nënshkrimin e kontratës për çdo kontratë që nënshkruhet.
  • Përgatit raporte në baza javore apo mujore varësisht nga kërkesa e Udhëheqësit.
  • Përgatit, skenon dhe arkivon në formë fizike dhe elektronike kontratat dhe sigurimet e ekzekutimit në arkivën e Prokurimit.

Kërkesat dhe kualifikimet:

  • Kualifikim Universitar, Fakulteti Juridik;
  • Njohuri Juridike dhe Ekonomike;
  • Të kuptoj, shkruaj dhe flas gjuhët: Shqipe dhe Angleze. Preferohen edhe gjuhët Turke dhe Serbe;
  • MS Office dhe programe të tjera që mund të jenë të nevojshme gjatë punës;
  • Njohuri të Ligjeve të Kosovës, specifikisht Ligjin e Prokurimit;
  • Njohuri të Procedurave të Prokurimit, njohuri administrative dhe të përpilimit të kontratave;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative, analitike dhe kontrolluese;
  • Aftësi për punë ekipore dhe i/e hapur për bashkëpunim;
  • Aftësi për të gjeneruar zgjidhje të efektshme dhe pragmatike të situatave të reja dhe problemeve që paraqiten.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Diploma e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme:

  • KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.