• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
KEAD Albania

SPECIALIST FINANCE JUNIOR

KEAD Albania
Finance, Banke & KontabilitetTiranë3 muaj më parëFull Time

Qëllimi i Pozicionit

Kead është një kompani e specializuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të veglave të punës, si dhe aksesorëve që lidhen me to, që prej vitit 1997. Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe jemi ndër të parët që kemi sjellë cilësinë evropiane në tregun shqiptar. Aktualisht jemi në kërkim të një Specialist/e Finance, niveli Junior, me përvojë bazë për detyrat dhe kërkesat si në vijim:

Të mbështesë Departamentin e Financës në regjistrime ditore/mujore, kontrolle të arkave, rakordime me klientë/furnitorë dhe verifikime të magazinave/inventarit, duke garantuar saktësi, dokumentacion të plotë dhe respektim të procedurave të Shoqërisë.

Detyrat Dhe Përgjegjësitë

  • Regjistron dhe kontrollon faturat e blerjes pa artikuj (shërbime) në sistemin financiar, dhe arkivon dokumentacionin shoqërues.
  • Regjistron dhe kontrollon veprimet ditore të arkave dhe verifikon mbylljet ditore të pikave të shitjes.
  • Rakordon llogaritë e furnitorëve, përgatit raport detyrimesh sipas vjetërsisë së detyrimit.
  • Ndjek llogaritë e klientëve, rakordon gjendjet dhe përgatit raport mujor të detyrimeve/arkëtimeve.
  • Merr pjesë në inventare dhe ndihmon në rakordimin e gjendjeve fizike me sistemin.
  • Bashkëpunon me magazinën për regjistrimin e lëvizjeve të magazinës dhe kontrollon përputhshmërinë e të dhënave (dokument vs sistem).
  • Ndihmon në përgatitjen e dokumentacionit administrativ/mbështetës (leje, kërkesa, materiale të brendshme) sipas nevojës.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor në Kontabilitet/Financë (Master avantazh).
  • Njohuri bazike të kontabilitetit dhe proceseve financiare (AP/AR, arkë/bankë).
  • Aftesi të mira në Excel (Pivot, SUMIFS/XLOOKUP, raportim bazik), eksperiencë me software kontabiliteti/ERP (avantazh).
  • Vëmendje ndaj detajeve, organizim, korrektësi dhe punë me afate.
  • Aftësi analitike, zgjidhje problemesh, komunikim i mirë dhe bashkëpunim me ekipet e tjera.
  • Anglisht (avantazh).

Pas shqyrtimit të aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.