Përshkrimi
Kompania KAPPAOIL sh.a. vepron që nga viti 1992 dhe njihet si kompania e parë vendase në fushën e vajrave lubrifikantë, filtrave, grasos, baterive, tapetëve për automjete dhe aksesorëve të ndryshëm.
Për të mbështetur arritjen e objektivave të saj kryesore, Kappa Oil synon të angazhojë një OPERATOR FINANCIAR.
Detyrat
- Përgjigjet për administrimin e përditshëm të detyrave që i ngarkohen, në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.
- Mban evidencat e faturave.
- Monitoron detyrimet e klientëve.
- Ofron mbështetje për agjentët e shitjes.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në profil Financë ose Ekonomik konsiderohet përparësi.
- Duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punojë mirë në ekip.
- Kërkohet njohje e programit Financa 5.
- Nevojiten njohuri shumë të mira të paketës Windows Office, përfshirë Word, Excel dhe Power Point.
Ofrohen kushte të mira pune dhe pagë e kënaqshme.