Përshkrimi
Kompania KAPPAOIL sh.a. vepron që nga viti 1992 dhe konsiderohet kompania e parë vendase në fushën e vajrave lubrifikantë, filtrave, grasos, baterive, tapetëve për automjete dhe aksesorëve të ndryshëm.
Për të përmbushur synimet e saj kryesore, Kappa Oil synon të angazhojë një Ekonomist/e - Financier/e.
Detyrat
- Mban përgjegjësi për administrimin e përditshëm të detyrave të ngarkuara, në pajtim me politikat e përgjithshme të kompanisë.
- Regjistron dhe pasqyron të dhënat në programin financiar.
- Administron evidencat e faturave të shitjes dhe të blerjes.
- Harton kostot e mallrave dhe të produkteve.
- Përgatit analiza dhe raporte financiare.
- Kryen analizimin dhe sistemimin e inventarëve.
- Duhet të ketë njohuri të mira për standardet e kontabilitetit dhe legjislacionin tatimor.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në profilin Financë ose Ekonomik.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe gatishmëri për punë në ekip.
- Përvojë pune jo më pak se 5 vjet në këtë profesion.
- Zotërim i programit Financa 5.
- Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office, përfshirë Word, Excel dhe Power Point.
Ofrohen kushte pune dhe page e kenaqshme.