Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të punësojë një Specialiste Finance.
Detyrat
- Kryen regjistrimin dhe verifikimin e faturave të blerjes dhe të shitjes.
- Mbikëqyr pagesat dhe arkëtimet.
- Bën rakordimin e llogarive së bashku me dokumentacionin financiar.
- Ndjek lëvizjet financiare hyrëse dhe dalëse, si edhe inventarin.
- Harton raporte financiare në mënyrë periodike.
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe përditësimin e të dhënave financiare në sistem.
- Bashkëpunon me departamente të tjera për të siguruar saktësinë e informacionit financiar.
- Zbaton procedurat financiare dhe administrative të kompanisë.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Finance, Kontabilitet, Ekonomi ose në fusha të ngjashme.
- Të ketë përvojë pune në finance ose kontabilitet.
- Të zotërojë njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Përvoja me programe financiare konsiderohet përparësi.
- Të ketë aftësi të mira analitike dhe numerike.
- Të tregojë kujdes ndaj detajeve dhe korrektësi gjatë punës.
- Të ketë aftësi organizative dhe të dijë të menaxhojë prioritetet.