Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të punësojë Shefe Finance Durres.
Detyrat
- Udhëheq dhe mbikëqyr veprimtarinë financiare dhe kontabël të kompanisë.
- Harton, shqyrton dhe paraqet raporte financiare në mënyrë periodike.
- Administron flukset monetare, buxhetet dhe procesin e planifikimit financiar.
- Verifikon dhe ndjek saktësinë e regjistrimeve financiare.
- Garanton zbatimin e duhur të legjislacionit fiskal dhe të procedurave financiare.
- Bashkërendon deklarimet tatimore dhe marrëdhëniet me institucionet shtetërore.
- Mbikëqyr faturimin, pagesat, arkëtimet dhe inventarët.
- Jep analiza financiare dhe rekomandime për të mbështetur vendimmarrjen e menaxhimit.
- Menaxhon ekipin e financës dhe kontribuon në zhvillimin e tij.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Finance, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Të paktën 5 vite përvojë në fushën e financës, prej të cilave minimumi 2 vite në një rol drejtues.
- Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin fiskal dhe financiar në Shqipëri.
- Përvojë në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe raportimeve.
- Njohuri të avancuara në Microsoft Excel dhe në programe financiare.
- Aftësi të theksuara analitike, organizative dhe drejtuese.
- Integritet, profesionalizëm dhe fokus te rezultatet.