
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Menaxher Shitje Jug.
Detyrat:
Menaxhon dhe zhvillon ekipin e shitjeve për arritjen e objektivave mujore dhe vjetore
Harton dhe zbaton strategji efektive për rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e klientelës
Monitoron performancën e ekipit dhe analizon rezultatet e shitjeve
Ndërton dhe ruan marrëdhënie afatgjata me klientët dhe partnerët
Koordinon procesin e negociimit dhe mbylljes së kontratave
Identifikon mundësi të reja biznesi dhe zhvillimi në treg
Përgatit raporte periodike mbi performancën dhe aktivitetin e shitjeve
Bashkëpunon me departamentet e marketingut dhe operacioneve për realizimin e objektivave
Kualifikimet:
Arsim i lartë në Menaxhim, Biznes ose Marketing
Mbi 4–5 vite eksperiencë në shitje dhe menaxhim ekipi
Eksperiencë në ndërtimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes
Njohuri shumë të mira të teknikave të negocimit dhe komunikimit
Eksperiencë me CRM dhe programe raportimi
Aftësitë kryesore:
Aftësi shumë të mira drejtuese dhe menaxheriale
Aftësi të forta negociimi dhe orientim drejt rezultateve
Aftësi analitike dhe strategjike
Organizim dhe menaxhim shumë i mirë i kohës
Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip