Përshkrimi: Kalaja Talent Consulting kërkon të punësojë Projektues / Menaxher Projekti.
Detyrat:
- Bashkëpunon ngushtë me referentin komercial për përcaktimin dhe zhvillimin e projekteve
- Harton dhe zhvillon vizatime teknike dhe projekte ekzekutive
- Kryen analiza fizibiliteti për projektet
- Përllogarit kostot dhe planifikon afatet e realizimit
- Koordinon punën me departamentin e blerjeve, zyrën teknike dhe prototipimin
- Ndjek realizimin e projekteve në përputhje me kërkesat dhe standardet
- Bashkëpunon me furnitorë dhe punishte prodhimi
Kualifikimet:
- Minimumi 7 vite eksperiencë në role të ngjashme
- Eksperiencë në arredim për evente/panaire, zyra, retail ose rezidencial
- Njohuri të mira në projektim teknik dhe menaxhim projektesh
- Aftësi për analizë kostoje dhe planifikim
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe koordinimi
- Njohuri në programe projektimi