Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Operatori Italisht.
Detyrat
- Komunikon me klientët në gjuhën italiane.
- Paraqet produktet ose shërbimet e kompanisë në mënyrë profesionale.
- Kupton nevojat e klientëve dhe propozon zgjidhjen më të përshtatshme.
- Administron të gjithë ciklin e shitjes, duke nisur nga kontakti fillestar deri te përmbyllja.
- Mban ndjekje të klientëve potencialë dhe kultivon marrëdhënie afatgjata me ta.
- Hedh të dhënat në sistem dhe përditëson informacionin e klientëve.
- Përmbush objektivat personale dhe ato të ekipit.
Kualifikimet
- Zotëron shumë mirë gjuhën italiane, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Përvoja në shitje, Call Center ose në shërbim ndaj klientit konsiderohet përparësi.
- Ka aftësi shumë të mira në komunikim dhe negocim.
- Është i orientuar drejt objektivave dhe rezultateve.
- Ka njohuri bazë të MS Office dhe të përdorimit të kompjuterit.
- Është person energjik, i organizuar dhe me iniciativë.