Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Menaxhere Showroomi.
Detyrat
- Të presë klientët në showroom dhe t’i udhëzojë sipas nevojave të tyre.
- Të shpjegojë produktet dhe alternativat e ndriçimit.
- Të përgatisë ofertat dhe t’i ndjekë ato deri në përmbyllje.
- Të zhvillojë marrëdhënie afatgjata me klientelën.
- Të bashkëpunojë me ekipet e brendshme për ekzekutimin e porosive.
- Të raportojë mbi ecurinë e shitjeve dhe reagimet e tregut.
Kualifikimet
- Të ketë së paku 2 vite përvojë në shitje.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në komunikim dhe negocim.
- Të ketë fokus te klienti dhe arritja e rezultateve.
- Të posedojë patentë të kategorisë B.
- Të ketë njohuri bazike në MS Office.
- Të njohë gjuhën angleze.