Titulli: Menaxher Projekti në Palasë - Inxhinier Elektrik
Kompania: Kalaja Talent Consulting
Vendndodhja: Palasë
Përshkrimi:
- Kalaja Talent Consulting kërkon të punësojë Menaxher Projekti në Palasë (Inxhinier Elektrik). Kandidati do të menaxhojë dhe monitorojë punimet elektrike të projektit, do të bashkëpunojë ngushtë me inxhinierin e kantierit dhe do të jetë përgjegjës për dokumentacionin, koordinimin teknik dhe mbështetjen e aspektit financiar të projektit.
Detyrat:
- Bashkëpunon me inxhinierin e kantierit për të analizuar kërkesat për bazë materialesh nëse janë në përputhje me projektin elektrik dhe i dërgon ato tek furnitori për porosi (ky material përgatitet nga inxhinieri i kantierit).
- Monitoron me inxhinierin e kantierit ose skuadrën e punës ecurinë e punimeve ndërtimore për kryerjen e punimeve në kohën përkatëse.
- Në bashkëpunim me inxhinierin e kantierit përgatit dhe propozon tek administratori ofertën për kërkesa të projektit për zera të parashikuara në kontratë.
- Menaxhon korrespondencën dhe dokumentat e projektit në përputhje me kontratën ose sipas praktikave të kompanisë.
- Kujdeset që të gjitha materialet sensitive të jenë edhe në folderin elektronik (share), sipas strukturës të organizimit të tyre të miratuar.
- Monitoron ecurinë e punonjësve të objektit dhe është në dijeni për prezencën e tyre në punë. Përgatit në kohë timesheet (kohëshënues) për projektet e ngarkuara dhe i dorëzon sipas afatit të paracaktuar drejtuesit teknik.
- Negocion dhe zgjidhë kërkesat e klientit.
- Asiston kostoistin me informacione teknike që shërbejnë për menaxhimin e aspektit financiar të projektit.
- Përfaqëson kompaninë në takime me investitorin/kontraktorin lidhur me projektin.
- Supervizon dhe monitoron inxhinierin e kantierit / skuadrën e punës për projektet ku është i angazhuar.
Përgjegjësitë:
- Menaxhon faturimin e objektit duke u dakordësuar me departamentin e Financave dhe dorëzon në kohë dokumentacionin e kërkuar për të mundësuar faturimin mujor.
- Përgatit dhe dorëzon të gjithë dokumentacionin për procedurat e mbylljes së projektit sipas kontratës ose sipas kërkesave të investitorit.
- Kryen post-analiza për kostot e projektit, për të përcaktuar vende me hapësira për përmisime në projekte të tjera dhe i raporton tek administratori dhe tek kostoisti.
- Nuk negocion shtesa kontrate për zera që nuk janë pjesë e kontratës pa miratimin e administratorit.
- Raporton në mënyrë direkte tek Administratori i kompanisë dhe merr raporte nga inxhinieri i kantierit dhe/ose direkt nga skuadra e punës.
Kualifikimet:
- Përdorim të AutoCAD.
- Përdorim të mirë të paketës Microsoft Office (Word, Excel).
- Leje Drejtimi Kategoria B.
- Të ketë njohuri të mira në gjuhët e huaja: anglisht/italisht.
- Komunikim profesional me kolegët.
- Aftësi për të kryer detyra në mënyrë profesionale dhe brenda etikës së punës.
- Aftësi për të motivuar veten dhe grupet e punës.
- Aftësi superiore deleguese dhe menaxhuese.
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe menaxhimit të burimeve.
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Automatizim, Energjitike, Elektrike etj.
- Të disponojë certifikata apo kualifikime të ndryshme.
- Të ketë eksperiencë në menaxhimin e një projekti mbi 3-4 vite.
Dokumentet e kërkuara: