Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të angazhojë një Menaxher Blerje.
Detyrat
- Organizon dhe zbaton procesin e blerjeve në përputhje me nevojat e kompanisë.
- Kujdeset për ngritjen dhe administrimin e stokut.
- Gjen dhe përzgjedh furnitorët që i përshtaten më mirë kërkesave të biznesit.
- Mbledh dhe shqyrton ofertat, negocion çmimet dhe përmbyll kontratat.
- Verifikon cilësinë dhe sasinë e produkteve që pranohen.
- Punon ngushtë me magazinën për çështjet e stokut dhe hyrjeve të materialeve.
- Bashkërendon me ekipin e shitjeve lidhur me produktet e reja dhe administrimin e porosive.
- Harton lista ofertash dhe mbikëqyr produktet që kanë afat skadence.
Kualifikimet
- Diplomë e arsimit të lartë; studimet pasuniversitare përbëjnë përparësi.
- Minimumi 3 vite përvojë në fushën e blerjeve.
- Aftësi të zhvilluara në komunikim dhe negocim.
- Shkathtësi të mira analitike dhe organizative.
- Njohje të gjuhës angleze dhe italiane.
- Përdorim i mirë i MS Office.
- Kandidat i organizuar, me iniciativë dhe i besueshëm.