Titulli: Magazinier Marketi në Qerret
Kompania: Kalaja Talent Consulting
Përshkrimi:
Kalaja Talent Consulting kërkon të punësojë një magazinier për marketin në Qerret. Kandidati do të përgjigjet për pranimin, ruajtjen dhe furnizimin e mallrave, si dhe për mbajtjen e inventarit dhe dokumentacionit të magazinës.
Detyrat:
- Pranon mallin nga furnitorët dhe kryen kontrollin e sasisë, cilësisë dhe datave të skadencës.
- Ngarkon dhe shkarkon mallrat në mënyrë të sigurt.
- Sistemon mallin në magazinë sipas kategorive dhe standardeve të kompanisë.
- Furnizon rregullisht raftet e marketit me mall nga magazina.
- Kontrollon inventarin dhe njofton menaxherin për mungesa, teprica ose produkte të dëmtuara.
- Mban dokumentacion korrekt të hyrje–daljeve të mallrave.
- Kujdeset për pastërtinë dhe rregullin e magazinës.
- Punon në bashkëpunim me stafin e marketit për organizimin e mallrave.
- Zbaton procedurat e sigurisë dhe ruan integritetin e produkteve.
- Merr pjesë në inventarizimin periodik.
Kualifikimet:
- Eksperiencë e mëparshme si magazinier përbën avantazh.
- Aftësi fizike për të punuar me ngarkesa.
- Aftësi organizimi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri bazike të përdorimit të skanerëve, programeve të stokut ose mjeteve logjistike.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë në grup.
Dokumentet e kërkuara: