Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Koordinatoreje.
Detyrat
- Mbikëqyr dhe administron komunikimin me pacientët.
- Planifikon dhe organizon takime, konsulta dhe procedura.
- Pret pacientët dhe kujdeset që përvoja e tyre të jetë profesionale dhe pozitive.
- Menaxhon kërkesat e pacientëve përmes telefonit dhe email-it.
- Mban nën kontroll dokumentacionin dhe të dhënat e pacientëve në sistem.
- Punon ngushtë me mjekët dhe stafin e klinikës për të koordinuar proceset e përditshme.
- Administron komunikimin si me pacientë vendas, ashtu edhe me ata të huaj.
- Kujdeset që procedurat dhe standardet e klinikës të zbatohen saktë.
Kualifikimet
- Përvoja në administrim, koordinim ose në shërbim ndaj klientit konsiderohet përparësi.
- Kërkohet njohuri shumë e mirë e gjuhës italiane.
- Duhet të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe organizim.
- Të jetë e aftë të menaxhojë njëkohësisht disa detyra.
- Të zotërojë njohuri bazë kompjuterike dhe përdorimin e paketës Microsoft Office.
- Të tregojë profesionalizëm, korrektësi dhe qasje të orientuar ndaj pacientit.