Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Juristeje.
Detyrat
- Përpilon, rishikon dhe menaxhon kontrata, marrëveshje si edhe dokumente të tjera me natyrë ligjore.
- Ndjek proceset dhe procedurat pranë institucioneve publike dhe private.
- Harton dokumentacionin e domosdoshëm për aplikime, licenca dhe autorizime.
- Mbikëqyr afatet ligjore dhe kujdeset që dokumentacioni të jetë i përditësuar.
- Jep mbështetje juridike për sektorët e ndryshëm të kompanisë.
- Zhvillon kërkime në fushën ligjore dhe përgatit raporte ose opinione juridike sipas nevojave.
- Sistemon dhe administron arkivën e dokumentacionit ligjor të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë në Drejtësi.
- Përvoja e mëparshme në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Njohje të mira të legjislacionit shqiptar dhe të procedurave administrative.
- Shkathtësi shumë të mira në organizim dhe komunikim.
- Njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office.
- Korrektësi, ruajtje e konfidencialitetit dhe vëmendje e lartë ndaj hollësive.