Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Inxhinier Telekomunikacioni.
Detyrat
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe administrimin e sistemeve kompjuterike dhe të rrjetit të kompanisë.
- Kryen instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve hardware dhe software.
- Jep mbështetje teknike për stafin e kompanisë.
- Menaxhon dhe mirëmban databazat dhe programet e përdorura nga kompania.
- Realizon testimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknologjike.
- Mbikëqyr dhe zgjidh në kohë reale problematikat teknike që paraqiten.
- Administron rrjetin e internetit dhe sistemet e telefonisë.
- Bën riparimin ose zëvendësimin e pajisjeve kur kjo është e nevojshme.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Informatikë, Inxhinieri Informatike ose Teknologji Informacioni.
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në role të ngjashme.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe ofrimi shërbimi ndaj përdoruesve.
- Të jetë i aftë të punojë në ekip dhe të menaxhojë çështje teknike.
- Të tregojë fleksibilitet dhe gatishmëri për t’iu përshtatur nevojave dhe kërkesave të kompanisë.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe qasje të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.