Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Drejtor Kantieri Dhermi.
Detyrat
- Menaxhimi dhe ndjekja e ecurisë së punimeve sipas grafikut të projektit
- Sigurimi i zbatimit të punimeve sipas projekteve të miratuara dhe standardeve teknike
- Kontrolli dhe miratimi i situacioneve mujore të punimeve
- Organizimi dhe menaxhimi i stafit teknik në kantier
- Monitorimi i cilësisë së punimeve dhe respektimit të standardeve të ndërtimit
- Përgatitja e raporteve periodike mbi progresin e projektit
- Menaxhimi i dokumentacionit teknik, kontratave dhe ndryshimeve në projekt
- Sigurimi i dokumentimit të plotë të të gjitha fazave të projektit
Kualifikimet
- Diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi
- Mbi 5 vite eksperiencë në ndërtim dhe menaxhim kantieri
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative dhe teknike
- Aftësi të forta komunikimi dhe raportimi
- Njohuri në AutoCAD, MS Project dhe Excel
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Eksperienca me kontrata FIDIC përbën avantazh