Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Consumer & Trade Activation Associate.
Detyrat
- Planifikon dhe zbaton aktivitetet e Consumer & Trade Activation në treg.
- Bashkërendon punën me agjenci marketingu, furnitorë dhe partnerë të jashtëm.
- Ndjek realizimin e aktiviteteve promocionale dhe të materialeve të komunikimit në terren.
- Mbikëqyr projektet dhe eventet e markës sipas planeve të përcaktuara.
- Punon ngushtë me ekipet e marketingut dhe të shitjeve për arritjen e objektivave tregtare.
- Kontrollon dhe raporton rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Marketing, Business Administration ose në fusha të ngjashme.
- Të paktën 3 vite përvojë në Marketing, Trade Marketing ose Trade Activation.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira në organizim, koordinim dhe komunikim.
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte në të njëjtën kohë dhe për të përmbushur afatet.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Orientim ndaj rezultateve dhe aftësi për punë në ekip.