Kalaja Talent Consulting kërkon Agjente Shitje për të zhvilluar dhe zgjeruar portofolin e klientëve të kompanisë. Pozita përfshin krijimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët, ndjekjen e ciklit të shitjes dhe arritjen e objektivave të shitjeve. Kandidati do të analizojë tregun dhe konkurrencën për të identifikuar mundësi zhvillimi.
Detyrat:
Zhvillon dhe mirëmban marrëdhënie të qëndrueshme dhe profesionale me klientët ekzistues.
Identifikon klientë të rinj dhe krijon mundësi të reja bashkëpunimi.
Prezanton produktet/shërbimet e kompanisë në mënyrë efektive dhe profesionale.
Ndjek të gjithë ciklin e shitjes, nga kontakti fillestar deri në përfundimin e porosisë.
Monitoron kërkesat e klientëve dhe siguron ndjekje të vazhdueshme të tyre.
Arrin dhe tejkalon objektivat mujore dhe periodike të shitjeve.
Analizon tregun dhe konkurrencën për të identifikuar mundësi zhvillimi.
Kualifikimet:
Eksperiencë e mëparshme në shitje ose role të ngjashme (preferohet).
Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
Orientim i fortë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave.
Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët.
Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës.
Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar në terren.