Përshkrimi
Roli i Asistentit/es së Shitjeve në showroom përfshin pritjen dhe udhëzimin e klientëve gjatë vizitës së tyre, prezantimin e artikujve, ndjekjen e kërkesave dhe porosive, si dhe mbështetjen e të gjithë ciklit të shitjes për të siguruar një përvojë sa më profesionale dhe pozitive për klientin.
Detyrat
- Të presë klientët dhe t’i orientojë brenda showroom-it.
- Të paraqesë produktet dhe t’u japë klientëve informacionin e nevojshëm.
- Të kuptojë nevojat e klientëve dhe t’i ndihmojë në zgjedhjen e produkteve më të përshtatshme.
- Të ndjekë kërkesat, porositë dhe komunikimin me klientët.
- Të ndihmojë në hartimin dhe dërgimin e ofertave.
- Të kujdeset që showroom-i të jetë i sistemuar dhe i rregullt.
- Të përditësojë dhe të administrojë dokumentacionin që lidhet me shitjet.
- Të bashkëpunojë me departamentet e tjera për realizimin e porosive dhe adresimin e kërkesave të klientëve.
- Të mbajë kontakt me klientët edhe pas shitjes për të verifikuar kënaqësinë e tyre.
- Të raportojë aktivitetet e përditshme dhe komentet e marra nga klientët.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në shitje, showroom, retail apo role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh me klientët.
- Të jetë në gjendje të kuptojë kërkesat e klientëve dhe të propozojë zgjidhje të përshtatshme.
- Të zotërojë aftësi organizative dhe kujdes të lartë ndaj detajeve.
- Të punojë mirë si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Të ketë njohuri bazë të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
- Të ketë njohuri bazë të gjuhës angleze.
- Të paraqitet në mënyrë profesionale dhe të tregojë korrektësi e përgjegjësi në punë.
- Të ketë vullnet për të mësuar dhe për të zgjeruar njohuritë mbi produktet dhe procesin e shitjes.
Çfarë Ofrojmë
- Pagë bazë 60.000 ALL-70.000 ALL, së bashku me bonuse dhe benefite të tjera.
- Rishikim i pagës pas muajit të 3.
- Pushim në festat zyrtare ose pagesë dyfish në rast angazhimi në punë.
- 22 ditë leje vjetore.
- Trajnim profesional për produktet, teknikat e shitjes dhe negocimin.
- Mbështetje të vazhdueshme nga ekipi i shitjeve dhe menaxhimit.
- Ambient profesional pune dhe mundësi për zhvillim në karrierë.
- Mundësi për rritje financiare në varësi të rezultateve të arritura në shitje.