PËR KOMPANINË:
Jonatan Pets është rrjet i dyqaneve te kafsheve shtepiake, me lokacione në Prishtine dhe Prizren. Po e zgjerojmë ekipin tonë dhe kërkojmë një kandidat të ri për pozitën Depoist – Shperndares Malli.
DETYRAT KRYESORE:
Mirëmbajtja e depos:
- Pranimi i mallit nga furnitorët dhe kontrolli me faturat
- Sistemimi i produkteve në rafte sipas standardeve
- Mbajtja e depos në rregull dhe pastër
- Numërimi periodik i stokut dhe raportimi i mungesave
Përgatitja e porosive:
- Përgatitja e porosive për dyqanet sipas kërkesave të menaxherëve
- Kontrolli i saktë i artikujve para se të ngarkohen
- Paketimi i porosive për transport të sigurt
Dërgimi i mallit:
- Ngarkimi dhe transporti i porosive nëpër dyqane
- Dorëzimi i mallit te stafi i dyqaneve me konfirmim
- Mirëmbajtja e veturës (pastërti, kontrolle bazike)
KËRKOHET:
- Patentë shoferi kategoria B (obligative, e pastër)
- Aftësi fizike
- Njohuri bazike të smartphone-it dhe aplikacioneve
- Përgjegjësi dhe përpikëri
- Përvoja në depo ose si shofer është përparësi
OFROJMË:
- Pagë konkurruese (varësisht nga përvoja)