Job Link Recruitment Agency kërkon të punësojë një: Asistente Zyre / HR për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Kualifikimet
Kandidatja duhet të ketë eksperiencë në:
- Aplikime për viza dhe procedura të ngjashme dokumentacioni;
- Kontaktimin dhe komunikimin profesional me klientët;
- Mirëpritjen e klientëve në zyrë;
- Hartimin e kontratave, deklaratave dhe dokumenteve të tjera që lidhen me proceset e punës;
- Aplikime për viza të ndryshme dhe ndjekjen e procedurave përkatëse;
- Përdorimin e programeve kompjuterike bazë.
Kandidatja duhet të jetë:
- Korrekte dhe e përgjegjshme;
- E sjellshme në komunikim;
- E duruar dhe e kujdesshme në punë;
- E organizuar dhe e aftë të ndjekë disa procese njëkohësisht;
- Profesionale në raport me klientët dhe bashkëpunëtorët.
Orari i punës: 10:00 – 17:00
Job Link Recruitment Agency
Agjenci e licencuar rekrutimi.