Titulli: Operator Kontrolli në hyrje të fabrikës
Përshkrimi:
- I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate në beton të armuar dhe prodhon një gamë të gjerë produktesh, komponentësh dhe sistemesh konstruktive për ndërtesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukturë, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
- Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania kërkon të punësojë Operator Kontrolli në hyrje të fabrikës.
Detyrat:
- Përgatitja e faturave të shoqërimit për kamionët e ngarkuar me materiale që dalin nga fabrika.
- Kontrolli dhe shënimi i peshave të kamionëve gjatë peshimit (bosh dhe me ngarkesë).
- Regjistrimi në programin e peshores i materialeve/elementeve që hyjnë dhe dalin nga fabrika.
- Regjistrimi i të dhënave në kompjuter dhe arkivimi i dokumentacionit përkatës.
- Monitorimi i lëvizjeve në pikën e kontrollit dhe raportimi i çdo parregullsie.
Kualifikimet:
- Arsim i mesëm ose i lartë (arsimi i lartë nuk është i detyrueshëm).
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit (Excel/Word).
- Përgjegjësi, korrektësi dhe kujdes në punë.
- Eksperienca e mëparshme në role të ngjashme është avantazh.
- Patente klasi B.
- Kandidatët preferohen të jenë me banim në Durrës.
Dokumentet e kërkuara:
Adresa: Vrrine, Sektor Rinia Durrës.