• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
IXHEM Parafabrikat

Magazinier Durres

IXHEM Parafabrikat
Apliko
Transport & LogjistikeDurrës1 javë më parëFull Time

Titulli i punës: Magazinieri

Kompania: I.XH.E.M Parafabrikat

Përshkrimi:

  • I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate me beton të armuar dhe prodhon një gamë të gjerë produktesh, komponentësh dhe sistemesh konstruktive për ndërtesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukturë, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
  • Kompania është në kërkim të një magazinieri për menaxhimin dhe organizimin e magazinës dhe proceseve të lidhura me inventarin dhe furnizimin.

Detyrat:

  • Menaxhon magazinën duke garantuar që materialet të ruhen siç duhet dhe të gjitha të dhënat të jenë të sakta dhe të përditësuara.
  • Kontrollon dhe dokumenton çdo hyrje-dalje materiali sipas procedurave të kompanisë.
  • Regjistron në sistemin financiar të gjitha lëvizjet e materialeve:
    • në magazinë dhe siguron përputhshmërinë midis gjendjes fizike dhe asaj financiare.
    • në ofiçinë (hyrje-dalje, kthime, receptura prodhimi, etj.).
  • Drejton dhe koordinon punën e stafit ndihmës në magazinë.
  • Planifikon dhe organizon furnizimin/shpërndarjen e materialeve sipas kërkesave të prodhimit/kantierëve.
  • Monitoron në kohë reale lëvizjen dhe destinacionin e materialeve.
  • Merr pjesë dhe ka përgjegjësi për procesin e inventarizimit fizik.
  • Raporton mbi gjendjen e stokut, konsumin dhe nevojat për furnizim.
  • Harton kërkesa për blerje dhe ndjek procesin e furnizimit në bashkëpunim me furnitorët brenda vendit.
  • Kontrollon cilësinë dhe sasinë e materialeve të ardhura dhe menaxhon çdo mospërputhje.
  • Respekton rregullat e sigurisë në punë.

Kualifikimet:

  • Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet në profil ekonomik).
  • Eksperiencë e mëparshme në pozicion të ngjashëm (3-5 vite).
  • Njohuri në përdorimin e programeve financiare (Financa 5).
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese.
  • Saktësi dhe përgjegjshmëri në punë.
  • Aftësi komunikimi dhe pune në grup.
  • Njohuri mbi procedurat e magazinimit dhe sigurisë në punë.
  • Përdorim i mjeteve transportuese (pirun/transpalete).
  • Patentë makine (B).

Adresa:

  • Vrrine, Sektor Rinia Durrës.

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrotjen e të Dhënave Personale.