Përshkrimi
I.XH.E.M Parafabrikat është një kompani që merret me realizimin e konstruksioneve parafabrikate prej betoni të armuar dhe me prodhimin e një game të gjerë produktesh, komponentësh dhe sistemesh ndërtimore, të përshtatshme për objekte industriale, tregtare, zyra, hapësira magazinimi, infrastrukturë, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
Si pjesë e zgjerimit të veprimtarisë së saj, kompania është në kërkim të një Inxhinier Mekanik.
Detyrat
- Organizon dhe monitoron mirëmbajtjen e rregullt të linjave dhe të pajisjeve të prodhimit.
- Angazhohet në zbatimin e ndryshimeve teknike dhe në investimet e reja.
- Kryen ndërhyrje për riparimin dhe mirëmbajtjen mekanike të linjave të prodhimit.
- Planifikon dhe mbikëqyr procesin e furnizimit me pjesë këmbimi për makineritë.
- Kontrollon dokumentacionin inxhinierik duke u bazuar në standardet profesionale.
- Informon mbi ecurinë e projekteve dhe të punimeve që janë në proces.
- Harton raporte të rregullta për aktivitetet e mirëmbajtjes dhe për projektet.
Kualifikimet
- Pëlqehet që kandidati të ketë përfunduar studimet e larta Bachelor dhe/ose Master në një prej degëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.
- Kërkohen njohuri shumë të mira në paketën bazë MS Office.
- Duhet të ketë aftësi të forta analitike dhe kompetencë në zgjidhjen e problemeve.
- Kërkohet të jetë i pajisur me patentë drejtimi të klasit B.
- Përparësi kanë kandidatët që banojnë në Durrës.
Adresa: Vrrine, Sektor Rinia Durrës.