Përshkrimi
I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate me beton të armuar, prodhon një gamë të gjërë produktesh, komponentësh dhe sistemesh konstruktive të aftë për të përmbushur cdo kërkesë për ndërtesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukturë, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
Kompania jonë është në kërkim të një Arkitekt/e.
Detyrat
- Zhvillimi i projekteve arkitektonike nga koncepti deri në projekt zbatimi.
- Hartimi i dokumentacionit teknik dhe administrativ për leje zhvillimi dhe ndërtimi.
- Verifikimi i parametrave urbanistikë dhe përputhshmërisë me legjislacionin në fuqi.
- Koordinimi i projektit me disiplinat e tjera teknike.
- Menaxhimi i komunikimit me klientët dhe ndjekja e kërkesave të tyre.
- Përgatitja e preventivave, BOQ dhe kontrolli i kostove të projektit.
- Ndjekja e realizimit të projektit në kantier dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë zbatimit.
- Organizimi dhe monitorimi i afateve të punës dhe dokumentacionit projektual.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Arkitekturë.
- Eksperiencë pune në projektim arkitektonik dhe menaxhim projektesh.
- Njohuri të proceseve të projektimit dhe ndërtimit.
- Njohuri të procedurave të lejeve dhe legjislacionit urbanistik në Shqipëri.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe organizimi.
- Përgjegjshmëri profesionale dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri të programeve profesionale të projektimit dhe modelimit.
- Vendbanim në Durrës
Shënime
Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit:
- Adresa: Vrrine, Sektor Rinia Durrës.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrotjen e të Dhënave Personale