
"ITE Group" operon në tregun shqiptar si një nga kompanitë kryesore në fushën e materialeve elektrike, pajisjeve elektronike dhe impianteve fotovoltaike. Në aktivitetin e saj si shitës me pakicë dhe distributor në Shqipëri, "ITE Group" përfaqëson disa prej markave më të njohura ndërkombëtare. Ndër partnerët më të rëndësishëm të saj përfshihen: Schneider Electric, Philips, Bosch, Huawei, Vimar, Vortice, 3M, Pramac, Arnocanali, Prysmian Group, Femi CZ, Electrocanali, etj. Një pjesë me rëndësi e veprimtarisë së "ITE Group" është reparti i Asamblimit të Paneleve Elektrike, i krijuar në vitin 2006. Në këtë njësi prodhohen panele elektrike të shpërndarjes, të kondicionimit dhe të automatizimit industrial. Kompania gëzon të drejtën e përfaqësimit si Panel Builder nga "Schneider Electric" deri në 4000 A.
Në kuadër të zgjerimit të stafit, "ITE Group" kërkon të punësojë Punëtor Magazine (M).