Përshkrimi
"ITE Group" njihet në tregun shqiptar si një nga kompanitë kryesore në fushën e materialeve elektrike, pajisjeve elektronike dhe impianteve fotovoltaike. Në veprimtarinë e saj si shitës me pakicë dhe distributor në Shqipëri, kompania përfaqëson disa nga markat më të njohura në nivel botëror. Ndër partnerët kryesorë përfshihen: Schneider Electric, Philips, Bosch, Huawei, Vimar, Vortice, 3M, Pramac, Arnocanali, Prysmian Group, Femi CZ, Electrocanali, etj. Një pjesë me peshë në strukturën e "ITE Group" është reparti i Asamblimit të Paneleve Elektrike, i themeluar në vitin 2006. Në këtë njësi prodhohen panele elektrike të shpërndarjes, të kondicionimit dhe të automatizimit industrial. Kompania gëzon gjithashtu të drejtën e përfaqësimit si Panel Builder nga "Schneider Electric" deri në 4000 A.
Kompania po kërkon një Menaxher Website dhe Social Media me aftësi të spikatura dhe motivim të lartë për të udhëhequr praninë digjitale në të gjitha kanalet online. Në këtë funksion, kandidati do të merret me administrimin e faqes së internetit dhe të platformave sociale, me zhvillimin e përmbajtjes, si edhe me analizimin e rezultateve për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme strategjinë digjitale.
Ky rol kërkon bashkëpunim të afërt me ekipet e brendshme, me qëllim që komunikimi dhe paraqitja e markës të mbeten të njëtrajtshme, profesionale dhe të fokusuara në rezultat.
Detyrat
- Administrimi dhe mirëmbajtja e faqes së kompanisë, duke garantuar që përmbajtja të jetë e saktë, e përditësuar dhe e optimizuar për SEO.
- Bashkërendimi me zhvilluesit dhe dizajnerët për përditësime të faqes, landing pages dhe përmirësime të UX/UI.
- Ndjekja e analitikës së websitit përmes Google Analytics dhe Search Console, si dhe raportimi mbi trafikun dhe sjelljen e përdoruesve.
- Hartimi dhe zbatimi i strategjisë për rrjetet sociale në LinkedIn, Instagram, Facebook, X (Twitter) dhe kanale të tjera të përshtatshme.
- Krijimi, planifikimi dhe publikimi i përmbajtjes cilësore, përfshirë tekst, grafikë dhe video të shkurtra, në përputhje me identitetin e brandit.
- Ndërveprimi me ndjekësit, kthimi i përgjigjeve ndaj komenteve dhe mesazheve, si dhe zgjerimi i komunitetit online.
- Menaxhimi i fushatave të reklamimit në rrjetet sociale në koordinim me departamentet e tjera të kompanisë.
- Vëzhgimi i trendeve të tregut, aktivitetit të konkurrentëve dhe ndryshimeve në platformat sociale.
- Organizimi dhe menaxhimi i një kalendari përmbajtjeje të harmonizuar me fushatat e marketingut dhe objektivat e biznesit.
- Hartimi i teksteve bindëse për blogje, newsletter, postime në rrjetet sociale dhe përmbajtje për web.
- Bashkëpunimi me ekipet e brendshme dhe partnerët e jashtëm për krijimin e materialeve kreative.
- Mbështetja e lançimeve të produkteve, eventeve dhe fushatave promocionale përmes përmbajtjes dixhitale të targetuar.
- Ndjekja, analizimi dhe raportimi i KPI-ve, duke përfshirë reach, engagement, trafik, lead generation dhe normat e konvertimit.
- Përpilimi i raporteve mujore të performancës me analiza dhe rekomandime konkrete.
- Shfrytëzimi i të dhënave për të optimizuar përmbajtjen dhe performancën e fushatave.
Kualifikimet
- 3–5 vite përvojë në menaxhimin e website-ve, rrjeteve sociale ose marketingut dixhital.
- Njohuri të thelluara në CMS si WordPress, Webflow ose platforma të ngjashme.
- Përvojë në SEO dhe në përdorimin e mjeteve analitike dhe të optimizimit si Google Analytics GA, Serach Console, SEMrush dhe Ahrefs.
- Përvojë në administrimin e rrjeteve sociale dhe të mjeteve të planifikimit si Buffer, Hootsuite ose alternativa të ngjashme.
- Aftësi për krijimin e përmbajtjes digjitale, duke përfshirë copywriting, grafikë dhe video për platforma sociale si Reels, TikTok dhe Youtube Shorts.
- Njohuri në menaxhimin e reklamave të paguara në rrjete sociale, si Meta Ads dhe Linkedin Ads, si edhe në email Marketing me Mailchimp, HubSpot ose mjete të ngjashme.
- Njohuri bazë në HTML/CSS dhe përdorim i programeve të dizajnit si Canva, Adobe Creative Suite ose Figma.
- Aftësi shumë të mira në organizim, menaxhim projektesh dhe komunikim profesional, si në të folur ashtu edhe me shkrim.