Përshkrimi
“ITE Group” vepron në tregun shqiptar si një nga kompanitë kryesore në fushën e materialeve elektrike, pajisjeve elektronike dhe telekomunikacionit. Në cilësinë e distributorit në Shqipëri, kompania përfaqëson disa nga markat më të njohura ndërkombëtare. Ndër partnerët kryesorë përfshihen “Schneider Electric”, “Philips”, “Bosch”, “Vimar” dhe të tjerë. Këta partnerë sjellin vazhdimisht produkte dhe shërbime cilësore, me standarde të larta që mbështesin zhvillimin dhe suksesin e “ITE Group”.
Si pjesë e zgjerimit të ekipit, kompania po kërkon Menaxher produkti të profilizuar për sistemet.
Kandidati për këtë rol duhet të ketë përvojë të gjerë në identifikimin e nevojave të klientëve dhe në kuptimin e ambientit të biznesit. Po ashtu, kërkohet qasje tregtare, njohje e plotë e parimeve të shitjes dhe marketing-ut, si edhe aftësi të mira komunikimi.
Detyrat
- Menaxhon një kategori produktesh të kompanisë, të fokusuar veçanërisht në sistemet:
- Sisteme Zjarri
- Sisteme Audio + Evac
- Home Automation
- Sisteme CCTV
- Ka përgjegjësi për përcaktimin e çmimeve të shitjes dhe të promocioneve për këtë kategori produktesh, me synim rritjen e shitjeve dhe maksimizimin e fitimit.
- Administron marrëdhëniet me furnitorët dhe kujdeset për menaxhimin e asortimentit në këtë kategori produktesh.
- Mbikëqyr që vlera e stokut të ruhet në nivelet e kërkuara nga kompania dhe kategoria përkatëse, merret me stokun problematik duke propozuar çmime dhe oferta promocionale, si dhe kryen alokimet e nevojshme për produktet që nuk kanë lëvizjen e duhur në pikat e shitjes.
- Ka si objektiv kryesor shtimin e shitjeve dhe të fitimit, duke kontribuar në një rritje të qëndrueshme të biznesit.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare; preferohet Inxhinieri Elektrike.
- Të ketë mbi 5-vjet përvojë pune në shitje me shumicë dhe pakicë.
- Të zotërojë aftësi në përdorimin e paketës Microsoft Office.
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.