Koordinator Marketingu
Përshkrimi
"ITE Group" paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe impiante fotovoltaike. "ITE Group" në rolin e shitjes me pakicë dhe distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë. Partnerët tanë të rëndësishëm janë: Schneider Electric, Philips, Bosch, Huawei, Vimar, Vortice, 3M, Pramac, Arnocanali, Prysmian Group, Femi CZ, Electrocanali, etj. Pjesë e rëndësishme e Shoqërisë "ITE Group" është reparti i Asamblimit të Paneleve Elektrike, i ngritur në vitin 2006. Në këtë repart realizohen panelet elektrik të shpërndarjes, të kondicionimit si dhe të automatizimit industrial. Kompania ka të drejtën e përfaqësimit si Panel Builder nga "Schneider Electric" deri në 4000 A.
Në kuadër të plotësimit të personelit "ITE Grup" është duke kërkuar të punësojë një Koordinator Marketingu.
Detyrat
- Punon për përmirësimin e imazhit të shoqërisë, organizon me efikasitet punën me agjensinë e marketing-ut për promovimin e kompanisë, produkteve dhe brandeve nëpërmjet mediave sociale Instagram, Facebook, Linkedin, Youtube, etj.
- Mirëmban website-in duke e azhornuar çdo herë lidhur me arritjet, produktet dhe brandet sipas rubrikave.
- Ndjek logimin e kompanisë, pasqyrimin në dokumentacion dhe reklamat afishuese.
- Harton katalog produktesh dhe fletë-palosje për të siguruar një reklamim sa më dinjitoz të kompanisë dhe produkteve që ajo ofron.
- Përgatit bazën për mundësinë e shitjeve Online.
- Kujdeset për paraqitjen (merchandising) dhe prezantimin e artikujve që kompania tregëton në pikat e shitjes, nëpërmjet rafteve, ekspozitoreve dhe posterave.
- Në bashkëpunim me brand-et dhe Sektorin e Blerjeve organizon fushata marketingu për promovimin e produkteve të reja dhe ekzistuese me qëllim rritjen e shitjeve. Punon për të siguruar nga brand-et materiale marketingu të nevojshme, sikurse janë katalogjet, fletë-palosjet, mostrat, stendat etj.
Kualifikimet
- Të ketë kryer studimet e larta në marketing/komunikim ose të ngjashme.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze, Italiane.
- Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office.
- Aftësi të forta organizative dhe të orientuara drejt detajeve.
- Kreativitet dhe me aftësi të shkëlqyera komunikimi në të shkruar dhe në të shprehur.
- Aftësi për të punuar në grup.
- Të ketë eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale (facebook, linkedin etj.).
Dokumentet e kërkuara
Shënime
- Afati i aplikimit: 04/06/2026
- Vetëm aplikantet që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
- Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.