• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ITE Group sh.p.k

Debt Collector

ITE Group sh.p.k
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë2 javë më parëFull Time

Titulli: Debt Collector

Përshkrimi:

“ITE Group” paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacion. Në kuadër të zgjerimit të stafit, kompania kërkon një Debt Collector. Një Debt Collector duhet të realizojë menaxhimin dhe ndjekjen e faturave të papaguara, veçanërisht të atyre që kanë kaluar afatin e pagesës. Ky rol siguron mbledhjen në kohë të pagesave, ruajtjen e marrëdhënieve profesionale me klientët dhe raportimin e saktë financiar.

Detyrat:

  • Përgatitja e raporteve periodike mbi gjendjen e arkëtimeve.
  • Ndjekja e pagesave të vonuara përmes emailit, telefonit ose formave të tjera të komunikimit.
  • Koordinimi me klientët për zgjidhjen e mospërputhjeve të faturimit dhe rakordimit të kartelave.
  • Përditësimi i të dhënave të pagesave në sistemin financiar.
  • Bashkëpunimi me departamentin e financës, shitjes dhe zyrës ligjore.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me politikat dhe procedurat financiare të kompanisë.

Kualifikimet:

  • Diplomë në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme.
  • Njohuri shumë të mira të Excelit; avantazh përbën njohja e sistemit financiar Navision.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe përgjegjshmëri për cilësinë e punës.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV e detajuar

Afati i aplikimit: 07/08/2026

Shënime:

  • Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
  • Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.