• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ITE Group Kosova

Specialist i Blerjeve (2), Specialist i Shitjeve (2), Specialist i Marketingut

ITE Group Kosova
Apliko
ShitjePrishtinë1 javë më parëFull Time

Specialist i Blerjeve – 2 pozita

Kandidati ideal do të kontribuojë në menaxhimin dhe zhvillimin e portofolit të produkteve, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipet teknike dhe ekipin e shitjes.

Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe zhvillimi i portofolit të produkteve
  • Bashkëpunimi i vazhdueshëm me ekipet teknike dhe të shitjes
  • Ndërmarrja e hapave relevantë për evitimin e situatave “stock-out”
  • Monitorimi dhe planifikimi i sasive optimale të mallrave
  • Analizimi i të dhënave dhe përgatitja e raporteve për furnizim dhe stok

Kualifikimet:

  • Përvojë e mëparshme në fushën e blerjeve
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve aplikative – pakoja (Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Outlook), si dhe programeve të tjera për analizimin e të dhënave
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (obligative)

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi
  • Bashkëpunim me brende dhe partnerë ndërkombëtarë

Specialist i Shitjeve – 2 pozita

Kandidati ideal do të kontribuojë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin e shitjes dhe menaxhmentin për arritjen e objektivave të kompanisë.

Përgjegjësitë:

  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe potencialë
  • Arritja e objektivave të shitjes dhe përgatitja e raporteve periodike
  • Organizimi i takimeve dhe prezantimeve me klientë potencialë
  • Ofrimi i informatave dhe këshillimi profesional për produktet që ofron kompania
  • Monitorimi i tregut dhe konkurrencës për të identifikuar mundësi të reja për shitje
  • Sigurimi i respektimit të politikave të çmimeve dhe shitjeve

Kualifikimet:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociuese
  • Orientim të qartë drejt rezultateve, vetiniciativë dhe qëndrim profesional
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve aplikative – pakoja (Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Outlook), si dhe programeve të tjera për analizimin e të dhënave
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (obligative)

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi
  • Bashkëpunim me partnerë dhe brende ndërkombëtare

Specialist i Marketingut – 1 pozitë

Kandidati ideal do të kontribuojë në zhvillimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të marketingut, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin e shitjes dhe menaxhmentin për rritjen e prezencës së kompanisë në treg.

Përgjegjësitë:

  • Krijimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut dixhital
  • Menaxhimi i faqeve dhe platformave të mediave sociale të kompanisë
  • Analiza e performancës së fushatave dhe raportimi mbi rezultatet për të identifikuar mundësi përmirësimi
  • Krijimi i përmbajtjeve kreative dhe atraktive si artikuj, video, grafika etj.
  • Mbajtja e njohurive të përditësuara mbi trendet dhe teknologjitë e reja në fushën e marketingut dixhital

Kualifikimet:

  • Përvojë e mëparshme në fushën e marketingut
  • Njohuri në përdorimin e Google Analytics, Facebook Business Manager dhe mjeteve të tjera analitike
  • Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim
  • Njohuri të mira të dizajnit grafik dhe aftësi për të përdorur programe si Canva, Photoshop etj.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi
  • Bashkëpunim me partnerë dhe brende ndërkombëtare

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për procedurat e mëtejme.