Asistente Administrative
Përshkrimi
"I.S.D.C" Dega në Shqipëri e kompanisë prestigjoze I.S.D.C Ltd me qëndër në Zvicër ushtron aktivitetin e saj edhe në Shqipëri që prej 2009 me bazë prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, import- eksportin dhe ndërtimin.
I.S.D.C kërkon një Asistente Administrative.
Detyrat
- Koordinimi midis Administratorit / CEO dhe departamenteve të tjera të kompanisë.
- Ndjekja e të gjitha detyrave operacionale të menaxhimit të përditshëm të Presidentit te Grupit.
- Përpilon shkresa të ndryshme Administrative sipas kërkesave.
- Përgatitja dhe administrimi i regjistrave të ndryshëm.
- Mbajta e dokumentacioneve që i ngarkohen për ti ruajtur apo për ti dërguar.
- Ndjekja e kontratave me partnerët dhe organizatat: kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar studimet e larta për Shkenca Sociale / Administrim biznesi / Marrëdhënie me publikun.
- Minimumi 3 vjet përvojë në pozicion të ngjashëm.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze me shkrim dhe në të folur.
- Njohuri të mira të programeve kompjuterike: MS Word, Excel, Internet, e-mail, etj.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Aftësi për të punuar në grup.
- Përkushtim, këmbëngulje, ambicie, korrektësi, dëshirë për të investuar në trajnimin profesional.
Dokumentet e kërkuara
- CV e detajuar në shqip me foto bashkangjitur
Shënime
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
- Suksese!