Përshkrimi
Bëhu pjesë e stafit të Irish House në Tiranë!
Irish House kërkon të punësojë Kamarier/e. Nëse je energjik/e dhe të pëlqen puna në ambiente dinamike ne po kërkojmë dikë si ti.
Detyrat
- Mirëpritja dhe shërbimi profesional ndaj klientëve
- Marrja dhe dërgimi i porosive në kohë
- Ruajtja e pastërtisë dhe organizimit të tavolinave
- Bashkëpunimi me stafin e kuzhinës dhe barit
- Krijimi i një eksperience pozitive për klientët
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në shërbim klienti ose bar/restorant përbën avantazh
- Aftësi të mira komunikimi dhe korrektësi në punë
- Energji pozitive dhe aftësi për të punuar në grup
- Njohja e gjuhës angleze përbën plus
- Disponibilitet për turne të ndryshme
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune miqësor dhe energjik
- Pagesë konkurruese
- Mundësi zhvillimi profesional
- Staf i ri dhe atmosferë moderne pune