Përshkrimi
Kërkohet Agjent/e Shitje (Parashitës/e) për 2 vende pune.
Janë të hapura 2 pozita për vajza:
- 1 pozicion mbulon zonën e Tiranës.
- 1 pozicion mbulon zonën Jug & Juglindje.
Kusht i detyrueshëm: për të dy pozicionet kërkohet banim në Tiranë.
Ofrohet pagë fikse, bonus dhe siguracion.
Detyrat
- Menaxhimi dhe zgjerimi i bazës së klientëve në zonën përkatëse.
- Shtimi i shitjeve dhe zhvillimi i mëtejshëm i rrjetit të klientëve.
- Ndjekja e porosive, si edhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët.
- Hartimi i raportimeve periodike për aktivitetin e punës.
Kualifikimet
- Përvoja në fushën e shitjeve përbën avantazh.
- Kërkohen aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negocim.
- Nevojitet patentë drejtimi.
- Kërkohet seriozitet dhe përqendrim te arritja e rezultateve.
Përfitimet
- Pagesë konkurruese
- Përqindje mbi shitjet
- Bonuse motivuese
- Mundësi reale për zhvillim profesional