Specialist/e për Learning & Development
IPKO është një kompani dinamike që investon në zhvillimin profesional dhe rritjen e vazhdueshme të punonjësve të saj. Për të forcuar ekipin tonë të Burimeve Njerëzore, jemi në kërkim të një Specialist/e për Learning & Development, i/e cili/a do të ndihmojë në krijimin dhe implementimin e programeve të trajnimit dhe zhvillimit për stafin.
Përgjegjësitë Kryesore
- Identifikimi i nevojave për trajnim dhe zhvillim në nivel individual dhe organizativ.
- Hartimi, koordinimi dhe implementimi i programeve të trajnimit dhe zhvillimit profesional.
- Organizimi i trajnimeve të brendshme dhe bashkëpunimi me trajnerë të jashtëm.
- Monitorimi dhe vlerësimi i efektivitetit të programeve të trajnimit.
- Mbështetja e proceseve të onboarding dhe zhvillimit të karrierës së punonjësve.
- Krijimi i planeve të zhvillimit për punonjësit dhe ekipet.
- Menaxhimi i platformave të mësimit (LMS)
- Përgatitja e raporteve dhe analizave mbi aktivitetet e zhvillimit dhe performancës së trajnimeve.
- Bashkëpunimi i ngushtë me menaxherët dhe HR për zhvillimin e talenteve dhe planifikimin e pasardhësve.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Menaxhim Biznesi, Psikologji, Edukim ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2–4 vite përvojë pune në Learning & Development, Trajnim, HR ose role të ngjashme.
- Përvojë në hartimin dhe ofrimin e programeve të trajnimit.
- Njohuri të metodologjive moderne të të nxënit dhe zhvillimit profesional.
- Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe prezantuese.
- Aftësi analitike për matjen e ndikimit të programeve të trajnimit.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
Ne Ofrojmë
- Pagë konkurruese dhe paketë benefitesh.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe certifikime.
- Ambient pune bashkëpunues dhe inovativ.
- Mundësi për të ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e talenteve brenda kompanisë.
Lokacioni Punës
Prishtinë – Ulpianë