Cyber Security Operations Center (CSOC) Internship
Ky praktikë është menduar për një kandidat të motivuar që do t’i bashkohet ekipit për të ndihmuar në zbatimin dhe mirëmbajtjen e praktikave të sigurisë kibernetike në organizatë. Pozita ofron mundësi të mirë për të fituar përvojë në sigurinë e informacionit, monitorimin e kërcënimeve kibernetike, reagimin ndaj incidenteve, menaxhimin e rrezikut dhe përputhshmërinë e sigurisë, duke punuar pranë profesionistëve me përvojë në IT dhe siguri.
Duties and Responsibilities:
- Vëzhgimi i sulmeve, ndërhyrjeve dhe aktiviteteve të pazakonshme, të paautorizuara ose të paligjshme.
- Mbikëqyrja e menaxhimit të identitetit dhe qasjes, përfshirë kontrollin e keqpërdorimit të autorizimeve nga përdoruesit e autorizuar të sistemeve.
- Menaxhimi i qasjes së përdoruesve duke zbatuar kontrolle për qasje të sigurt dhe praktika më të mira të sigurisë.
- Mirëmbajtja e regjistrit të rrezikut të sigurisë së informacionit dhe ndihma në auditimet e brendshme dhe të jashtme që lidhen me këtë fushë.
- Përditësimi i vazhdueshëm me risitë më të fundit në security updates, Antimalware, security patches dhe zhvillimet teknologjike.
- Hartimi i sistemeve të reja të sigurisë ose përmirësimi i atyre ekzistuese.
- Zbulimi i dobësive të mundshme, përfshirë venerability scans, dhe ndërmarrja e masave si antivirus, firewalls, IDS/IPS, encryption etj.
- Hetimi i sinjalizimeve të sigurisë dhe ofrimi i reagimit ndaj incidenteve.
- Zhvillimi dhe administrimi i kornizave, proceseve, mjeteve dhe këshillimit të nevojshëm për aktivitetet e IT Security.
- Kontributi në krijimin, mirëmbajtjen dhe ofrimin e trajnimeve për vetëdijesim në cyber security për kolegët.
- Sigurimi i respektimit të standardeve si ISO 27001/2, SANS top 20 dhe NIST 800-53, si dhe parametrave për sistemet në rrjetin e IPKO LLC.
- Kontrollimi i rregullt i statusit të zbatimit të proceseve në Security Management System (ISMS) implementation.
Requirements
- Kandidati duhet të jetë student ose i diplomuar së fundmi në Computer Science, Information Technology, Cybersecurity ose në një fushë të ngjashme.
- Kërkohet njohuri bazë mbi parimet e cybersecurity, kërcënimet dhe praktikat më të mira.
- Aftësi për të monitoruar sistemet për aktivitete të pazakonta dhe për të kryer zbulim bazik të incidenteve.
- Kuptim i vlerësimit të rrezikut dhe dokumentimit, si p.sh. mirëmbajtja e risk registers.
- Gatishmëri për të qëndruar i informuar mbi security patches, tools dhe technology trends më të fundit.
- Aftësi të forta analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe përkushtim për ruajtjen e konfidencialitetit dhe integritetit të të dhënave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipet e IT.
What do we offer?
- Mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar pranë profesionistëve me përvojë në cybersecurity dhe IT.
- Punë me mjete dhe teknologji sigurie të përdorura gjerësisht në industri.
- Strategji efikase trajnimi dhe zhvillimi për punonjësit.
- Lidhje më të forta në ekip përmes programit Employee Well-being.
- Mbështetje për moralin e punonjësve përmes programeve të ndryshme të shpërblimit.
- Përfitime mobile (MIN within IPKO, MIN to other operators, SMS to all operators, Mobile Internet in Kosovo, regional Mobile Internet, additional credit amount).
Kandidati i përzgjedhur do të bëhet pjesë e një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë njohuritë e tij dhe do të zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendndodhja e punës është në Prishtinë, IPKO Zonë Industriale.