• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
INVEST MEDICAL ALBANIA

Menaxher/e (Shoqërues / Përkthyes)

INVEST MEDICAL ALBANIA
Apliko
Sherbim ndaj KlientitTiranë1 javë më parëFull Time

Flisni rrjedhshëm dhe shkruani mirë në frëngjisht, spanjisht ose rusisht?

Kjo pozitë ofron mundësinë për të zhvilluar një karrierë me profil ndërkombëtar në qendër të Tiranës.

Vendndodhja: Rr. Donika Kastrioti, pas Kullave Binjake, Qendër – Tiranë

Orari: Full-time

Pozita: Menaxher për Klientë Ndërkombëtarë (Shoqërues / Përkthyes)

Kush jemi ne?

Invest Medical Albania është një kompani me disa vite përvojë në turizmin shëndetësor, e angazhuar në bashkëpunim me klinika elitare dhe në pritjen e klientëve nga vende të ndryshme të botës. Në kuadër të zgjerimit të ekipit, kompania kërkon individë energjikë, të komunikueshëm dhe profesionalë për t'iu bashkuar stafit të saj dinamik.

Detyrat

Çfarë do të bëni?

  • Do të prisni klientët dhe pacientët ndërkombëtarë dhe do t'i shoqëroni gjatë gjithë qëndrimit të tyre në Shqipëri.
  • Do të kryeni përkthim gjatë vizitave dhe takimeve në klinikat partnere, si edhe në institucionet përkatëse.
  • Do të përgatisni dhe regjistroni raporte periodike për klientët në sistem.
  • Do të ndihmoni në procedurat që lidhen me dokumentacionin dhe në komunikimin me klinikat partnere.
  • Do të shërbeni si pika kryesore e kontaktit dhe e mbështetjes për klientët.
  • Puna zhvillohet pjesërisht në zyrë dhe pjesërisht në terren, sipas kërkesave të klientëve.

Kualifikimet

  • Kërkohet njohje shumë e mirë, të paktën në njërën nga këto gjuhë: frëngjisht, spanjisht ose rusisht, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
  • Anglishtja kërkohet si gjuhë e dytë dhe pranohet edhe në nivel mesatar.
  • Nevojiten njohuri të mira kompjuterike, duke përfshirë përdorimin e Word, Excel, email-it dhe platformave online.
  • Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi, etikë profesionale dhe ndjenjë e lartë përgjegjësie.
  • Përvoja në shërbimin ndaj klientit ose në turizmin shëndetësor konsiderohet përparësi.
  • Kërkohet gatishmëri për punë me orar të plotë dhe interes për zhvillim profesional.

Çfarë ju ofrojmë?

  • Pagë konkurruese.
  • Ambient pune modern, bashkëpunues dhe energjik.
  • Mundësi për rritje profesionale në një sektor global që është në zgjerim.
  • Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin profesional.