KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS INTERLAB
INTERLAB po kërkon një Content Creator & Digital Creator me qasje kreative dhe energji pozitive për t’iu bashkuar ekipit.
Lokacioni i punës është në Fushë Kosovë.
Detyrat kryesore:
- Përgatitja e materialeve për rrjetet sociale si Facebook, Instagram, TikTok dhe platforma të ngjashme.
- Incizimi dhe prodhimi i videove kreative dhe promovuese.
- Përpunimi i videove dhe i fotografive.
- Organizimi dhe planifikimi i postimeve në rrjetet sociale.
- Zhvillimi i ideve të reja për fushata marketingu dhe për rritjen e angazhimit online.
- Përcjellja e trendeve më të reja në mediat sociale dhe në marketingun digjital.
Kualifikimet:
- Eksperiencë në krijimin e përmbajtjes digjitale.
- Njohuri në programe për editimin e videove dhe fotografive.
- Aftësi për incizim, montim dhe realizim të videove profesionale.
- Kreativitet, organizim dhe ndjenjë përgjegjësie në punë.
- Njohje të mira të platformave sociale.
Ne ofrojmë:
- Një ambient pune modern dhe dinamik.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe aftësive.
Afati i aplikimit është deri më 15.07.2026.
Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe kontribuo me kreativitetin tënd në botën digjitale!