KONKURS
ÇFARË KËRKOJMË NGA JU:
- Diplomë universitare (preferohet në ekonomi, menaxhim, biznes ose fusha të ngjashme)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
- Mendim analitik dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht
- Energji, përgjegjësi dhe ambicie për të marrë role udhëheqëse
- Njohuri bazë në operacione retail (avantazh, jo kusht)
ÇFARË OFROJMË:
- Mundësi zhvillimi dhe trajnimi të vazhdueshëm
- Përfshirje në projekte reale dhe ekspozim ndaj proceseve menaxheriale
- Rrugë të qartë për avancim në pozita kyçe brenda organizatës
- Një ambient pune dinamik dhe profesional
Fushat ku kërkojmë të identifikojmë talente:
- AREA MENAXHER
- MENAXHER MARKETI
- FURNIZUES / MENAXHIM I FURNIZIMIT
Nëse e shihni veten si pjesë e një ekipi që synon rritje dhe standarde të larta, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipës sonë për angazhime aktuale dhe të ardhshme.
Afati i aplikimit është deri më 30.06.2026 në të gjitha qytetet!