IT Specialist – Web & App Development
Interarch është një kompani me mbi 10 vite përvojë në planifikimin, zhvillimin dhe realizimin e projekteve ndërtimore, si dhe në zhvillimin e projekteve IT dhe digjitale, kryesisht në Zvicër.
Pozita: IT Specialist / Web & App Designer (zyra në Prishtinë)
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Aftësi të mira analitike dhe mendim kreativ
- Përvojë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e faqeve web
- Njohuri në HTML, CSS, JavaScript
- Përvojë në UI/UX design (Figma, Adobe XD, etj.)
- Njohuri në zhvillimin e aplikacioneve mobile (Android / iOS)
- Përvojë me Flutter, React Native ose teknologji të ngjashme (përparësi)
- Njohuri në integrime API dhe koncepte bazë backend
- Aftësi për menaxhimin e projekteve dhe respektimin e afateve
- Njohuri në gjuhën angleze (gjermanishtja përparësi)
Përparësi shtesë:
- Përvojë me CMS (WordPress, Webflow, etj.)
- Njohuri në SEO dhe optimizim performance
- Përvojë në grafik dizajn
- Interes ose përvojë në projekte që lidhen me industrinë ndërtimore
Ne ofrojmë:
- Ambient modern dhe të rehatshëm pune
- Pajisje dhe mjete profesionale
- Pagesë konkurruese dhe motivuese
- Mundësi për zhvillim profesional në projekte ndërtimore dhe IT
Dokumentet e kërkuara:
- CV me fotografi
- Portfolio (web/app projekte)