• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Inter Trade Distribution

Punonjes Shitjeje (furgon)Lac /Lezhe

Inter Trade Distribution
Apliko
ShitjeJashtë Vendit3 javë më parëFull Time

Punonjës Shitjeje (furgon) – Lac/Lezhe

Përshkrimi:

  • Punonjës Shitjeje është punonjësi i cili kryen shitje të produkteve dhe markave duke menaxhuar klientët ekzistues dhe të rinj.

Rreth nesh:

  • Inter Trade & Distribution është një kompani lider në tregun shqiptar të FMCG, e themeluar në vitin 1992 me seli në Tiranë. Prej mbi 30 vitesh, kompania përfaqëson dhe zhvillon marka të njohura ndërkombëtare përmes ekspertizës në shitje, marketing dhe shpërndarje. Me një rrjet shpërndarjeje kapilar, siguron prani të qëndrueshme në të gjithë Shqipërinë dhe në çdo kanal shitjeje. Portofoli i gjerë dhe partneritetet afatgjata me marka globale reflektojnë besueshmëri, profesionalizëm dhe performancë të lartë. Suksesi i kompanisë mbështetet në staf të kualifikuar, infrastrukturë moderne dhe vizion të qartë drejt rritjes dhe inovacionit.

Detyrat:

  • Viziton pikat e shitjes në zonën e caktuar sipas planit ditor të punës.
  • Realizon shitje direkte dhe menaxhon porositë e klientëve.
  • Siguron prezencën, pozicionimin dhe ekspozimin korrekt të produkteve sipas planogramëve.
  • Realizon objektivat mujore të shitjes.
  • Ndërton marrëdhënie korrekte dhe të qëndrueshme me klientët.
  • Raporton aktivitetin ditor të punës.

Kualifikimet:

  • Preferohet kandidat me banim në Lac/Lezhe, por nuk përjashtohen kandidatë me banim në Tiranë, por të gatshëm për të udhëtuar çdo ditë.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negociimi.
  • Aftësi organizative dhe orientim drejt objektivave.
  • Eksperienca në shitje është avantazh.
  • Leje drejtimi (kategoria B).
  • Arsim i mesëm.

Benefite:

  • Paga e një punonjësi me pak eksperiencë fillon nga 110,000 lekë bruto dhe rritet në varësi të eksperiencës.
  • Skemë motivimi në varësi të realizimit të targetit.
  • Mundësi rritjeje në karrierë.

Shënime:

  • Orari i punës: Nga e hëna deri të premten, ora 07:00 - 16:00 me një orë pushim gjatë ditës.
  • Qendra e punës: Autostrada Tiranë – Durrës, Km1, Tiranë.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja.