Titulli: Punonjës Shitjeje (furgon) - Vlorë
Përshkrimi:
- Punonjës Shitjeje është punonjësi i cili kryen shitje të produkteve dhe markave duke menaxhuar klientët ekzistues dhe të rinj.
Rreth nesh:
- Inter Trade & Distribution është një kompani lider në tregun shqiptar të FMCG, e themeluar në vitin 1992 me seli në Tiranë. Prej mbi 30 vitesh, kompania përfaqëson dhe zhvillon marka të njohura ndërkombëtare përmes ekspertizës në shitje, marketing dhe shpërndarje. Me një rrjet shpërndarjeje kapilar, siguron prani të qëndrueshme në të gjithë Shqipërinë dhe në çdo kanal shitjeje. Portofoli i gjerë dhe partneritetet afatgjata me marka globale reflektojnë besueshmëri, profesionalizëm dhe performancë të lartë. Suksesi i kompanisë mbështetet në staf të kualifikuar, infrastrukturë moderne dhe vizion të qartë drejt rritjes dhe inovacionit.
Detyrat:
- Viziton pikat e shitjes në zonën e caktuar sipas planit ditor të punës
- Realizon shitje direkte dhe menaxhon porositë e klientëve
- Siguron prezencën, pozicionimin dhe ekspozimin korrekt të produkteve sipas planogramëve
- Realizon objektivat mujore të shitjes
- Ndërton marrëdhënie korrekte dhe të qëndrueshme me klientët
- Raporton aktivitetin ditor të punës
Kualifikimet:
- Preferohet kandidat me banim në Vlorë, por nuk përjashtohen kandidatë me banim në Tiranë, por të gatshëm për të udhëtuar çdo ditë
- Aftësi të mira komunikimi
- Aftësi organizative dhe orientim drejt objektivave
- Eksperienca në shitje është avantazh
- Leje drejtimi (kategoria B)
- Arsim i mesëm
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet
Benefite:
- Paga e një punonjësi me pak eksperiencë fillon nga 110,000 lekë bruto dhe rritet në varësi të eksperiencës
- Skemë motivimi në varësi të realizimit të targetit
- Mundësi rritjeje në karrierë
Shënime:
- Orari i punës: Nga e hëna deri të premten, ora 07:00 - 16:00 me një orë pushim gjatë ditës
- Qendra e punës: Autostrada Tiranë – Durrës, Km1, Tiranë