Përshkrimi
Inter Trade & Distribution shpk po kërkon të shtojë në staf një Asistent/e i/e Divizionit të Shitjeve me nivel Junior, me vend pune në Autostrada Tiranë – Durrës, Km 1, Tiranë.
Në këtë rol, kandidati/ja do të japë mbështetje për ekipin e shitjeve duke administruar të dhënat e klientëve, kontratat dhe rrjedhat e përditshme administrative.
Rreth nesh:
Inter Trade & Distribution është një kompani udhëheqëse në tregun shqiptar të FMCG, e krijuar në vitin 1992 dhe me bazë në Tiranë. Prej më shumë se 30 vitesh, ajo përfaqëson dhe zhvillon marka të njohura ndërkombëtare përmes përvojës në shitje, marketing dhe distribucion. Falë një rrjeti të gjerë shpërndarjeje, kompania siguron prezencë të qëndrueshme në të gjithë Shqipërinë dhe në çdo kanal të shitjes. Gama e pasur e produkteve dhe bashkëpunimet afatgjata me marka globale pasqyrojnë besueshmëri, profesionalizëm dhe rezultate të larta. Arritjet e saj ndërtohen mbi një ekip të kualifikuar, infrastrukturë moderne dhe një vizion të qartë për rritje dhe inovacion.
Detyrat
- Përkujdeset për mirëmbajtjen dhe azhurnimin e listës së klientëve.
- Administron informacionin që lidhet me kontratat e furnizimit dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.
- Monitoron afatet e pagesave, zbritjet, komisionet dhe detyrimet e klientëve.
- Ofron mbështetje për ekipin e shitjeve me të dhëna mbi faturat, pagesat, zbritjet dhe detyrimet.
- Përgatit dhe organizon dokumentacionin e nevojshëm për klientët.
- Bashkëpunon me departamentet e brendshme për çështje që kanë të bëjnë me klientët dhe proceset e shitjes.
Kualifikimet
- Të ketë arsim të mesëm ose të lartë, me përparësi në ekonomi, biznes, administrim ose fusha të ngjashme.
- Të zotërojë mirë paketën Microsoft Office, sidomos Excel.
- Të ketë aftësi të mira në komunikim dhe organizim.
- Të shfaqë përgjegjshmëri, korrektësi dhe kujdes ndaj hollësive.
- Të jetë i/e aftë të punojë në ekip dhe të ndjekë detyrat brenda afateve të përcaktuara.
- Përvoja e mëparshme në shitje, administrim ose shërbim ndaj klientit konsiderohet plus, por nuk është kusht i domosdoshëm.
Çfarë ofrojmë
- Pagë fillestare 70,000 lekë bruto.
- Mundësi për rritje page sipas performancës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Punë në një ambient dinamik dhe profesional.
Orari i punës
Nga e hëna në të premte, me orar 07:00 – 16:00 dhe një orë pushim gjatë ditës.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Dokumente të tjera që dëshmojnë kualifikimet.