Përshkrimi
INTER DISTRIBUTION SERVICES, një nga kompanitë kryesore të shpërndarjes në Shqipëri dhe partner ekskluziv i Philip Morris Albania, po zgjeron ekipin komercial me një Training & Development Associate.
Në këtë funksion, roli fokusohet në forcimin e aftësive të ekipit dhe në rritjen e rezultateve përmes trajnimeve, coaching dhe nismave të ndryshme të zhvillimit profesional.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Zbatimi i strategjive që synojnë ngritjen e aftësive të ekipeve.
- Vlerësimi i nevojave për trajnim dhe hartimi i planeve për zhvillim.
- Organizimi dhe udhëheqja e programeve të trajnimit (B2C & B2B), si në format online ashtu edhe në terren.
- Mbështetja e zhvillimit të ekipeve përmes coaching dhe feedback-ut të vazhdueshëm.
Kualifikimet
Profili i kërkuar:
- Kandidatë me qasje analitike dhe fokus të qartë te rezultatet.
- Përvojë në FMCG dhe në drejtimin e ekipeve.
- Aftësi të zhvilluara në komunikim, coaching dhe bashkëpunim.
- Prirje për inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Çfarë ofrojmë
- Një ambient pune inovativ me mundësi konkrete për zhvillim profesional.
- Paketë përfitimesh konkurruese.
- Automjet zyrtar.
- Orar standard nga Hën–Pre.