Përshkrimi
Specialist/e Rekrutimi
Qëllimi i këtij pozicioni është identifikimi dhe bashkëpunimi me kompanitë që kanë nevojë për rekrutim, duke i prezantuar dhe ofruar shërbimet e Agjencisë.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Identifikimi dhe rritja e portofolit me kompani/klientë që kanë nevojë për shërbime rekrutimi.
- Realizimi i takimeve me kompani/klientë dhe prezantimi i shërbimeve të rekrutimit që ofron Agjencia.
- Komunikimi me klientët për të marrë një informacion të qartë të nevojave të tyre për rekrutim.
- Këshillimi i klientëve për praktikat më të suksesshme në fushën e rekrutimit.
- Përcaktimi i përshkrimit të punës dhe specifikimet e marrëveshjes së rekrutimit.
- Shërbimi në mënyrë aktive ndaj nevojave të klientëve dhe sigurimi që cilësia e shërbimit ndaj tyre i përmbush dhe tejkalon pritshmëritë.
- Realizimi i telefonatave/intervistave me kandidatët e interesuar.
- Dërgimi i short list të kandidatëve në kompani me informacionet specifike të marra nëpërmjet procesit të intervistimit.
- Ndjekja e procesit të rekrutimit pas dërgimit të kandidatëve në kompani.
- Raportimi periodik i rezultateve të punës.
Kualifikimet
Edukimi:
- Diplomë të nivelit Master në një nga drejtimet: Menaxhim Biznesi, Juridik, Ekonomik, Marketing.
- Kualifikimet të tjera brenda apo jashtë vendit përbëjnë avantazh.
Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
- Të njoh mirë tregun e punës.
- Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve në këtë treg (shërbime rekrutimi, punësim, këshillim karriere) etj.
- Të ketë njohuri dhe përvojë shumë të mirë në proceset e avancuara të rekrutimit.
- Të përshtatet me kombinimin e punës në terren dhe në zyrë.
- Njohuri dhe përvojë në përdorimin e mjeteve dhe metodave për gjetjen e kompanive.
- Aftësi të mira në ndërtimin dhe përmbylljen e suksesshme e në kohë të shpejtë të procesit të bashkëpunimit/rekrutimit.
- Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
- Të zotëroj patentë kategoria B.
Shënime
Ofrohet:
- Kushte shumë të mira pune;
- Bonus dhe shpërblime sipas performancës;
- Mundësi rritje profesionale brenda kompanisë.