• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Instituti Profesional ATC

Specialist/e Rekrutimi (Senior)

Instituti Profesional ATC
Apliko
Burime Njerezore (HR)Tiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Specialist/e Rekrutimi

Ky rol ka për synim të gjejë dhe të bashkëpunojë me kompani që kanë nevojë për procese rekrutimi, duke ua prezantuar dhe ofruar shërbimet e Agjencisë.

Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë:

  • Gjetjen e kompanive/klientëve që kanë nevojë për shërbime rekrutimi dhe zgjerimin e vazhdueshëm të portofolit të tyre.
  • Zhvillimin e takimeve me kompani/klientë për të paraqitur shërbimet e rekrutimit që ofron Agjencia.
  • Mbajtjen e komunikimit me klientët për të kuptuar qartë kërkesat e tyre për rekrutim.
  • Ofrimin e këshillimit për klientët lidhur me praktikat më efikase në fushën e rekrutimit.
  • Hartimin e përshkrimit të punës dhe përcaktimin e specifikimeve të marrëveshjes së rekrutimit.
  • Ofrimin e mbështetjes aktive ndaj kërkesave të klientëve, duke siguruar që cilësia e shërbimit jo vetëm t’i përmbushë, por edhe t’i tejkalojë pritshmëritë e tyre.
  • Kryerjen e telefonatave dhe intervistave me kandidatët që shprehin interes.
  • Dërgimin te kompanitë të listës së përzgjedhur të kandidatëve, së bashku me informacionin specifik të mbledhur gjatë intervistimit.
  • Monitorimin e vijimësisë së procesit të rekrutimit pasi kandidatët janë dërguar në kompani.
  • Raportimin në mënyrë periodike të rezultateve të punës.

Kualifikimet

Edukimi:

  • Diplomë të nivelit Master në një nga fushat: Menaxhim Biznesi, Juridik, Ekonomik, Marketing.
  • Kualifikime të tjera, brenda ose jashtë vendit, konsiderohen përparësi.

Përvoja në punë dhe aftësitë e nevojshme:

  • Të ketë njohje të mirë të tregut të punës.
  • Të ketë eksperiencë në shitjen e shërbimeve në këtë treg, si shërbime rekrutimi, punësimi, këshillimi për karrierë etj.
  • Të zotërojë njohuri dhe përvojë shumë të mirë në procese të avancuara rekrutimi.
  • Të jetë i/e aftë të përshtatet me një kombinim pune në terren dhe në zyrë.
  • Të ketë njohuri dhe përvojë në përdorimin e mjeteve dhe metodave për identifikimin e kompanive.
  • Të ketë aftësi të mira për ndërtimin dhe përmbylljen me sukses dhe në kohë të shpejtë të proceseve të bashkëpunimit/rekrutimit.
  • Të jetë energjik/e, me sens praktik dhe me aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
  • Të posedojë patentë të kategorisë B.

Shënime

Ofrohet:

  • Kushte pune shumë të favorshme.
  • Bonus dhe shpërblime në bazë të performancës.
  • Mundësi për zhvillim profesional brenda kompanisë.