Përshkrimi
Koordinatore në Sekretarinë Mësimore
Detyrat
- Ofron informacione lidhur me kurset profesionale që zhvillohen.
- Mban komunikim të vazhdueshëm me instruktorët për ecurinë e kurseve.
- Organizon dhe bashkërendon oraret e kurseve.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare ose master në Menaxhim Biznesi, Marketing, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme.
- Të ketë më shumë se 3 vite përvojë në pozita të ngjashme pune.
- Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office, përfshirë Excel, Word dhe Power Point.
- Njohja e mirë e gjuhës Angleze ose Italiane konsiderohet përparësi.
- Preferohet moshë mbi 26 vjeçe.
Vetëm kandidatët që i përmbushin kriteret e kërkuara do të ftohen për intervistë.
Ofrohet
- Ambient pune me kushte shumë të mira.
- Bonuse dhe shpërblime në varësi të performancës.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional brenda kompanisë.